Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjet me Rusinë në fushën e teknologjisë së armatimit

Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjet me Rusinë në fushën e teknologjisë së armatimit

Sipas një vlerësimi të SHBA-së, thuhet se Kina ka rritur shitjet në Rusi të pajisjeve, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera në Rusi.

Këto pajisje Moska i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armatime të tjera për luftën kundër Ukrainës.

Dy zyrtarë të lartë të administratës së Biden, të cilët preferuan të mbeten anonimë, thanë se që nga viti 2023, rreth 90% e mikroelektronikës ruse vinte nga Kina.

Nga ana tjetër të dyja shtetet gjithashtu kanë punuar për të prodhuar së bashku mjete ajrore pa pilot brenda Rusisë dhe kompanitë kineze ka të ngjarë të furnizojnë këtë të fundit me nitrocelulozë të përdorur në prodhimin e municioneve, thanë zyrtarët.

 Kompanitë kineze Wuhan Global Sensor Technology Co., Wuhan Tongsheng Technology Co. Ltd. dhe Hikvision po furnizojnë komponentë optikë për përdorim në tanket dhe automjetet e blinduara ruse.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Ukrainë/ 545 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur që fillimi i pushtimit rus

1713633032_uytrkytrukytkuyt.JPG

Të paktën 1,843 të mitur janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës në shkurt 2022, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Sipas vlerësimeve, të paktën 545 fëmijë janë vrarë dhe 1,298 të tjerë janë plagosur.

Ora 15:26
Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia

1713619804_DFEWERGEWGREWGREWRG.JPG

Vetëm pak më shumë se 400 milionë £ nga fondi ushtarak prej 900 milionë £ (1.04 miliardë euro) i caktuar për Ukrainën nga qeveria britanike dhe i menaxhuar nga Ministria e Mbrojtjes janë përdorur për shkak të vonesave burokratike.

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se shumë kritikë akuzojnë qeverinë si fajtore të vonesave për dislokimin e fondit dhe si rrjedhojë ngadalësimin e furnizimit të Ukrainës me armë.

Fondi Ndërkombëtar për Ukrainën, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, numëron nëntë vende midis donatorëve të tij (MB, Danimarka, Islanda, Lituania, Holanda, Norvegjia, Suedia, Australia dhe Zelanda e Re). Nga 900 milionë £ të dhuruara nga qeveritë gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë 500 milionë £ nga Britania e Madhe, vetëm 404 milionë £ janë dhënë deri më tani, thekson gazeta.

Ora 10:47
Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa

 Gjatë orëve të para të mëngjesit forcat ruse nisën një sulm me raketa në Odessa, në Ukrainën jugore.

Forcat mbrojtëse të Ukrainës Jugore kanë njjoftuar se ata kanë goditur një "infrastrukturë" të paspecifikuar, raporton Rbc-Ukraine

  Ndërsa thonë se mbrojtja ajrore ukrainase  ka rrëzuar rrëzoi dy raketa Kh-59/Kh-69 mbi ujërat e Detit të Zi në agim, shtojnë gjithashtu se menjëherë qyteti u godit me raketa balistike nga Krimea e aneksuar.

 "Një infrastrukturë u godit. Informacioni për shkallën e dëmit po sqarohet. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo viktima”, thotë ushtria.

 

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë