Në Greqi rikthehen sërish grevat e sektorit publik. Sindikata e sektorit publik, ADEDY, do të mbajë një grevë 24 orëshe në gjithë Greqinë për të kundërshtuar largimet nga puna dhe sistemit të ri të testimit të punonjësve.
ADEDY kërkon të tërhiqet projektligji për përzgjedhjen e shefave të sektorëve në shërbimet publike, si dhe shfuqizimin e masave për largimet nga puna dhe kalimet në dispozicion, ndërsa shprehet se “me dispozitat e projektligjit, zhvlerësohet çdo kriter objektiv dhe i matshëm për përzgjedhjen e shefave”.
Për shkak të grevës, spitalet, qendrat shëndetësore dhe shërbimi i ndihmës së shpejtë do të funksionojnë me personal sigurie, pasi gjithë punonjësit e këtij sektori i janë bashkuar grevës.
Në grevë marrin pjesë edhe punonjësit e riedukimit të burgut të Koridalosit, me rezultat gjatë ditës së mërkurë të mos kryhen takime me të burgosur nga të afërmit apo avokatët, por as transferime të tyre.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

VIDEO