Portale nacionaliste greke i japin jehonë një stërvitje rutinë ushtarake greke në kufirin e shtetit të tyre.
Në videon që do të shihni më poshtë, bëhet fjalë për Brigadën e 8 që po trajnohet në kufi, pa e specifikuar në kufi me cilin shtet.
Portale nacionaliste si, “kyklwpas.blogspot.al”, “Himara.gr” shkruajnë se; “Trajnimi bëhet edhe në vende ku nuk ka probleme sepse nuk ka asnjë armik ka vetëm udhëheqës sfidues dhe miq me Ankaranë. Greqia nuk ka nevojë për përballet me asnjë. Për ata që e interpretojnë durimin si një dobësi është e këshillueshme që të pushojnë retorikën e tyre kundër Greqisë”.
Video është publikuar në datën 7 Nëntor.
Zhvillimet në portalet nacionaliste vijnë pas deklaratave të kryeministrit shqiptar ndaj Greqisë, ku kërkoi heqjen e Ligjit të Luftës, zgjidhjen e çështjes së pronave të Çamëve.
/Shqiptarja.com

VIDEO