Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se  ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Grenell shprehet se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende President.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, shkruan Grenell.