Shpalli Berishën 'Non Grata', Grenell sulmon Sekretarin Antony Blinken: Ka lidhje të forta me Soros dhe askush nuk flet

Shpalli Berishën 'Non Grata', Grenell sulmon Sekretarin Antony Blinken: Ka lidhje të forta me Soros dhe askush nuk flet

Richard Grenell

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bisedimet për Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një fjalim të mbajtur gjatë Konferencës për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump, ka sulmuar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Grenell tha se Sekretari Blinken ka lidhje të ngushta me George Soros. Sipas Grenell, prindërit e Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, e cila quhet ‘Qendra Blinken'.

“Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’. Shikojeni pak, kjo gjë nuk ka dalë kurrë në media. Si është e mundur që Sekretari i Shtetit ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me George Soros dhe kjo nuk raportohet?

Dhe tani ai po përdor si armë kufizimet për udhëtimet në SHBA nga Ballkani dhe Europa Lindore dhe del i palagur nga kjo? Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë. Por kjo thjesht nuk ndodh”, tha Grenell.

Ishte Blinken ai që bëri me dije vendimin e DASH për të futur në listën e zezë të SHBA ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjen e tij. Berisha në një deklaratatë bëri fajtor multimilarderin George Soros për vendimin e DASH, por Blinken i pyetur nëse ka komunikuar ai apo dikush tjetër në emrin e tij me Soros, më herët është përgjigjur duke thënë "Jo". 

Berisha tha se Soros është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe sipas tij një armik i demokracisë në vendin tonë. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga Blinken, aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic