GREQI - Gjykata e Lamias ka dënuar me 18 muaj burg një shtetas greke, aktivist të partisë neonaziste Agimi i Artë, i cili mbrëmjen e të enjtes, 19 shtator, kishte goditur një emigrant shqiptar të moshës 20 vjeç.
Greku u ishte kanosur tre emigrantëve dhe më pas kishte pyetur njerin prej tyre nëse ishte shqiptar. Sapo emigranti 20-vjeçar, Bajram Jashari, i qe përgjigjur “po”, shtetasi grek e kishte goditur me kokë në fytyrë duke i shkaktuar hemorragji nga hunda.
Më pas, ai kishte nderuar në mënyrë naziste dhe kishte bërtitur se i përket Agimit të Artë. Pas kësaj ai u largua me vrap, ndërsa tre shqiptarët e ndoqën dhe njëkohësisht kanë njoftuan policinë.

(Foto e shkëputur nga videoja, ku dhunuesi i shqiptarit me xhupin blu qëndron para zyrave të "Agimit të Artë")
Shtetasi grek i moshës 35 vjec, u arrestua në hyrje të zyrave lokale të Agimit të Artë. Në gjyqin e zhvilluar të hënën, 35 vjeçari ka mohuar se është anëtar i Agimit të Artë, por pretendimi i tij është hedhur poshtë nga një video që dëshmonte se ai ishte prezent në një manifestim të partisë neonaziste.
Gjithsesi, ai është deklaruar i penduar për sulmin ndaj shqiptarit, por kjo nuk ka e prekur trupin gjykues, që ka shqiptuar vendimin për dënimin me 1,5 vjet burg për të pandehurin.

(Emigranti shqiptar Bajram Jashari duke e denoncuar sulmin para mediave)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Emigranti u dhunua më 19 shtator