Greqi, 2 shqiptarë zjarr ndaj policisë
njëri ndoshta i afërm i Marian Kolës

Greqi, 2 shqiptarë zjarr ndaj policisë<br />njëri ndoshta i afërm i Marian Kolës
ATHINË - Policia greke ka arrestuar sot në mëngjes herët në një zonë në Amari në Rethimno dy shtetas shqiptarë, të cilët në zonën e quajtur Pandanasa Amariu kultivonin rreth 1000 pemë hashashi.
 
Ngjarja ka ndodhur pas një kontrolli rutinë të policisë për të zbuluar fushat, ku kultivohej kjo lëndë narkotike dhe ka diktuar dy shtetasit shqiptarë, 22 dhe 35 vjeç, të cilët kanë hapur zjarr menjëherë kundër forcave të policisë greke.

Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur një shtetas shqiptar, Aleksandër Kola.
 
Të afërt me Marian Kolën?

Ndërkohë policia ka zbuluar se dy personat e arrestuar sot në Kretë duhet të jenë të afërt me Marian Kolën, i cili u arratis në mars të këtij viti nga burgu i Trikallas dhe që u vra në përleshje me policinë disa javë më parë.
 
35-vjeçari shqiptar i arrestuar quhet Aleksandër Kola, ndërkohë që policia mendon se është i afërt dhe bashkëpunëtor me Marian Kolën, duke i dhënë hetimit një pistë tjetër më të thellë nga sa mendohej.
 
Në vendstrehimin e dy të arrestuarve shqiptarë janë gjetur edhe dy flamuj. Ndërkohë fusha ku kultivonin bimët narkotike ishte 100 metra larg shtëpisë së fundit të fshatit.

Policia ka kërkuar të zbërthehen dhe të gjenden të gjitha thirrjet apo mesazhet telefonike të kryera nga dy telefonat celularë, të cilët iu gjetën dy të arrestuarve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca