Greqi, 33-vjeçari martohet me një
85-vjeçare, gruaja 'bëri të vështirën'

Greqi, 33-vjeçari martohet me një<br />85-vjeçare, gruaja 'bëri të vështirën'
Një proverb thotë se “dashuria nuk njeh moshë” dhe duket se këtë mendon edhe një çift grekësh të sapomartuar. Nusja 85-vjeçe, dhëndri 33, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta legalizonin publikisht pa ndroje nëpërmjet martesës.

Kjo ka ndodhur në ishullin e Qefalonias në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se nusja nuk ishte aq pre e lehtë për dhëndrin. 85-vjeçarja ka rrëfyer se ajo nuk ra aq lehtë në krahët e të dashurit të saj.

33-vjeçari është munduar rreth 6 muaj duke i ardhur rrotull të zgjedhurës së tij të zemrës derisa 85-vjeçarja i tha 'PO'. Menjëherë çifti u martua në bashkinë e ishullit dhe tani po shijojnë muajin e mjaltit.
nusja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve