11 të pandehurit për gomonen me 1,6 ton kanabis që u kap para pak ditësh në Greqi kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngarkesën e kanabisit, por përgjimet telefonike të autoriteteve greke i rrëzojnë deklarimet e të akuzuarve.

Grupi përdorte fjalë të koduara gjatë bisedave të tyre telefonike, si: Ëmbëlsira, kafeja, çokolatinat, kaçkavalli, fjalë të cilat sipas autoriteteve nënkuptojnë drogë, pagesat dhe kamatat.

Gazeta greke “Espresso” ka publikuar ditën e sotme disa pjesë të këtyre përgjimeve, të përfshira në dosjen e 11 personave të arrestuar.

Në fragmentin e parë të publikuar, është transkiptruar një bisedë ndërmjet shqiptarit Ermal Likaj dhe  bullgarit Jordan Stojanov.
Ermal Likaj: Alo, mik.

Jordan Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

Ermal Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet...

Jordan Sotajanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

Ermal Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën orë.

Jordan Sotajanov: Ok, më merr në çfarëdo ore, të shkoj të mbyll kamerat.

Biseda e dytë mes Likajt dhe Stojanov.

Jordan Sotajanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

Ermal Likaj: Po, sepse... doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë ska...

Jordan Sotajanov: Gjithë çfarë?

Ermal Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

Jordan Sotajanov: Gjithë skafit?

Ermal Likaj: Po, sepse kam ato.

Jordan Sotajanov: Të vendos mbulesën përsipër?

Ermal Likaj: Kam atë po të them... (nuk kuptohet)

Jordan Sotajanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

Ermal Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda...

Jordan Sotajanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

Biseda e tretë mes dy pjesëtarëve të grupit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike. Dy pjestarët flasin për kaçkavall, kafe, para cash dhe çokolatina.
Pjestari 1: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

Pjestari 2: Herën e fundit?

Pjestari 1: Po, pra, ëmbëlsirën.

Pjestari 2: Po.

Pjestari 1: Po, nëse gjen njeri me cash...

Pjestari 2: Për çokolatinat nuk thua?

Pjestari 1: PO.

Pjestari 2: Për sa para?

Pjestari 1 : Ai i le me dy. Më nxorri një ditë pune.

Pjestari 2: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjellë... A bëhet?

Pjestari 1: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

Pjestari 2: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

Pjestari 1: Dëgjo, më dëhjo...

Pjestari 2: Po

Pjestari 1: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin...

Pjestari 2: Po

Pjestari1: Unë nuk të vë kafe ( me kafe nënkupton kamatën)

espreso

(E përditshmja “Espresso”)

Er.K/Shqiptarja.com