Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kypseli të Greqisë, ku një 64-vjeçar shqiptar, është futur në shtëpinë e një 25-vjeçarje me aftësi të kufizuara, duke tentuar të abuzojë seksualisht.
Sipas mediave greke, 64-vjeçari ishte një person i besueshëm për familjen, madje i ndihmonte për blerjet.
Ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës.
“Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapon dhe fshihet në tualet dhe unë e godas me gjëra. Më pas ai fillon të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”, u shpreh e ëma e së resë.
Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet kur shqiptari hyn në shtëpinë e 25-vjeçares teksa e ëma e kësaj të fundit nuk ndodhej në banesë në ato momente.
64-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet helene. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton që nuk ka pasur abuzim tek vajza me aftësi të kufizuara.
Komente











