Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të dielën katër nga ndeshjet e raundit të 27-të. Fitore siguruan Arsenali, Liverpooli, Fulhami dhe Crystal Palace. Sot në orën 21:00 luhet Everton - Manchester United për të përmbyllur këtë raund.

Në Londër, Tottenhami vendas u mposht 1-4 nga Arsenali. Trajneri i ri i Spurs, Igor Tudor debutoi me humbje në shtëpi. 'Topçinjtë' kaluan në epërsi pas 32 minutave lojë me golin e Eberechi Eze në minutën e 32-të, por vetëm dy minuta më vonë Kolo Muani vendosi ekuilibrat për të mbyllur pjesën e parë në barazim. Fraksioni i dytë i lojës nisi me golin e Arsenalit. Këtë herë ishte Gyokeres që shënoi golin e dytë për miqtë, para se Eze në minutën e 61-të dhe sërish Gyokeres të 'vulosnin' shifrat për 1-4.

Në 'City Ground' Liverpooli fitoi 0-1 kundër Nottinghamit. Në një ndeshje me shumë raste, mbrojtjet respektive u treguan shumë të afta për të mos pësuar, por kjo deri në shtesën e shtatë të ndeshjes. Mac Allister në minutën 90+7 shënoi golin që i dha Liverpoolit fitoren e dytë radhazi.

Premier League, raundi 27-të:

E diel, 22 shkurt 2026

Crystal Palace 1-0 Wolves

Nottingham 0-1 Liverpool

Sunderland 1-3 Fulham

Tottenham 1-4 Arsenal

E hënë, 23 shkurt 2026

21:00 Everton - Manchester United

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
VIDEO/ Liverpooli fitore me shije Championsi, goli i Mac Allister në limite mposht Nottinghamin

1771844765_liverpool.JPG

Në 'City Ground' Liverpooli fitoi 0-1 kundër Nottinghamit. Në një ndeshje me shumë raste, mbrojtjet respektive u treguan shumë të afta për të mos pësuar, por kjo deri në shtesën e shtatë të ndeshjes. Mac Allister në minutën 90+7 shënoi golin që i dha Liverpoolit fitoren e dytë radhazi. Me 45 pikë të kuqtë e Arne Slot mbeten në vendin e gjashtë.

Ora 12:03
VIDEO/ Dy gola nga Eze dhe Gyokeres, Arsenali rikthehet të fitojë! Tudor debuton me humbje te Spurs

1771844665_eberechieze.JPG

Në Londër, Tottenhami vendas u mposht 1-4 nga Arsenali. Trajneri i ri i Spurs, Igor Tudor debutoi me humbje në shtëpi. 'Topçinjtë' kaluan në epërsi pas 32 minutave lojë me golin e Eberechi Eze në minutën e 32-të, por vetëm dy minuta më vonë Kolo Muani vendosi ekuilibrat për të mbyllur pjesën e parë në barazim. Fraksioni i dytë i lojës nisi me golin e Arsenalit. Këtë herë ishte Gyokeres që shënoi golin e dytë për miqtë, para se Eze në minutën e 61-të dhe sërish Gyokeres të 'vulosnin' shifrat për 1-4. Me 61 pikë Arsenali mbetet në krye të renditjes, me katër pikë dhe një ndeshje më shumë se Man. City ndjekës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?