ATHINË, 4 shkurt /ATSH-AFP/ - Këshilli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Athinë dërgoi sot përpara drejtësisë 72 persona, përfshirë drejtimin e partisë neonaziste "Agimi i artë", të cilët janë akuzuar për "pjesëmarrje në organizatë kriminale".
Pas 15 muajsh hetime, që filluan pas vrasjes, në shtator 2013 të një muzikanti antifashist nga një anëtar i "Agimit të artë", do të gjykohet edhe themeluesi dhe drejtuesi i kësaj partie, Nikos Mihaloliakos, drejtuesit kryesorë dhe ish-deputetë të këtij formacioni politik si edhe dhjetëra simpatizantë të kësaj partie të njohur sidomos për dhunë të skajshme kundër emigrantëve.
Përveç akuzës kryesore, që është "pjesëmarrje në organizatë kriminale", të akuzuarit do të gjykohen edhe për "tentativë vrasje", "dhunë raciste" dhe "përhaëje idesh ksenofobe dhe antisemite"./ a.jor.