Greqi/ Adoleshenti shqiptar rrëmbehet dhe dhunohet për 3 orë se dashuronte një vajzë greke, arrestohet babai dhe vëllai i saj

Greqi/ Adoleshenti shqiptar rrëmbehet dhe dhunohet për 3 orë se dashuronte një vajzë greke, arrestohet babai dhe vëllai i saj

Adoleshenti shqiptar

Vetëm se ishte me origjinë shqiptar, një 17-vjeçar në Spartë të Greqisë është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës së tij dhe më pas është rrahur për rreth 3 orë.

Sipas mediave greke, babai i të miturit ka deklaruar se djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj marrëdhënie, kjo për shkak të origjinës së tij shqiptare. 

Sipas asaj që ka thënë babai i 17-vjeçarit, i mituri ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar atë. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur dhe e kanë futur në bagazhin e një makine, dhe më pas e kanë rrahur, shkruajnë mediat greke

Adoleshenti është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë.

Sipas mediave greke, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja