Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Athinë, në zonën Nea Erythraira. Shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës së 16 majit.

Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.

Ai u dërgua në spitalin ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Publikohen pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në Greqi

 

Janë publikuar pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në zonën e Nea Erythrea, Greqi. Në video shfaqet momenti ku shqiptari përplaset dhe bie nga motori.

Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.