Greqi, aktori shqiptar Laert Vasili 
shpërthen në panelin e TV grek‏

Greqi, aktori shqiptar Laert Vasili <br />shpërthen në panelin e TV grek‏
ATHINE- Një “shpërthim”, në panelin e televizionit "SKAI" ka pasur regjisori dhe aktori shqiptar, Laert Vasili. Për kujtesë Laert Vasili ishte regjisori i pjesës "Corpus Christi", për të cilën disa muaj më parë klerikë dhe anëtarë të partisë neonaziste të "Agimit të Artë" krijuan episode dhe trazira, si pasojë e të cilave shfaqja nuk u dha me në skenën e teatrove greke. Madje ndaj regjisorëve dhe producentëve të kësaj shfaqjeje u ngrit edhe akuza për blasfemi.

I ftuar në kanalin televiziv "SKAI", në një panel me gazetarë e politikanë, aktori e regjisori shqiptar ka shpërthyer dhe ka kërkuar prej politikanëve të pranishëm në studio që të kërkojnë “falje” për gjendjen që përjeton sot Greqia, për 30% të papunësisë, për grekët që detyrohen të emigrojnë dhe për mbi 3000 vetëvrasjet që kanë ardhur si pasojë e krizës ekonomike.
Sikundër ka thënë Laert Vasili kjo gjë është fashizëm.

“Është fashizëm që më shikoni të habitur, zotërinj”, u është drejtuar politikanëve që shihnin të habitur reagimin e tij.

“Ju e bëtë grekun të ketë turp që është grek. Fjala grek është çmim”, ka thënë mes të tjerave Laert Vasili, i cili edhe në këtë panel televiziv është paraqitur si grek, ndërkohë që tema e diskutimit në debatin televiziv ishte krejt tjetër dhe nuk justifikonte “shpërthimin” e aktorit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, Luçiano Koçeku dëmtime në kokë por pa rrezik për jetën! Ja bizneset e tij

U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, Luçiano Koçeku dëmtime në kokë por pa rrezik për jetën! Ja bizneset e tij