Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis u sulmua nga anarkistët në një restorant të Athinës dje në mbrëmje, dhe bashkëshortes së tij, Danae i është dashur ta mbrojë me trupin e saj që të mos e godisnin, tregoi ai sot në mëngjes.
Ministri po darkonte me bashkëshorten dhe një mik në një restorant të Exarchias, një lagje e njohur si bastion i anarkistëve në kryeqytetin grek, kur një grup është ngritur në sallë duke hedhur shishe në drejtim të tyre dhe duke i fyer.
”Ata i kanë kërkuar ministrit të kthehet në Exarchia vetëm atëherë kur të mos jetë më politikan”, njoftoi një gazetar pasi kishte folur me Varufaqis.
“Ata nuk donin të na plagosnin”, theksoi ministri në një komunikatë, por të më detyronin të largohem me një mënyrë pak fyese.
”Një veprim i paverifikueshëm sepse Danae, para se ata të mbërrinin tek ne dhe para se të mund t’i ndaloja, u ngrit duke më shtrënguar me forcë dhe duke iu kthyer shpinën në mënyrë të tillë që goditjet të mos më arrinin”, theksoi Varufakis.
“Kam folur me pesë apo gjashtë prej tyre, ata që ishin më të irrituar”, tregon ministri. Pas 15 minutash diskutimesh intensive, por jo të dhunshme, klima u qetësua dhe ne mundëm të largoheshim”, shtoi ai.
”Përgjigja për nervozizmin e këtyre njerëzve nuk mund të jetë as largimi as shtypja e dhunshme”, nënvizoi Varufaqis, duke lënë të kuptohet se policia nuk ishte thirrur gjatë këtij incidenti. Ministri i Financave refuzon çdo eskortë në Athinë.
/Shqiptarja.com