GREQI- Varri është zbuluar në Amfipoli Serres. Ai është 498 m i gjatë dhe 3 metra i lartë. Sipas zbuluesve varri i gjetur është 10 herë më i lartë se ai i Filipit, babait të Aleksandërit.
Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që interpretohet nga zbuluesit si një shenjë që tregon se ai i takon një varri mbretërish.
Edhe pse arkeologët nuk kanë arritur në përfundimin se varri i gjetur është varri i mbretit Aleksandër, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s, besojnë fuqimisht në këtë version. Ministria greke e Kulturës u tregua shumë e kujdesshme në një deklaratë të saj, ku e vlerëson zbulimin “veçanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “interpretimi dhe identifikimi me figura historike para përfundimit të gërmimeve, është i rrezikshëm”.
Gjetja e varrit të Aleksandërit të Madh, që mendohej se ndodhej në Egjipt, ka qenë gjithmonë një ëndërr dhe nëse dyshimi vërtetohet, atëherë zbulimi i ditëve të fundit është një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave. Edhe media ndërkombëtare ka raportuar për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com