SARANDE - Një shqiptar 29-vjeçar është arratisur nga burgu i Spartit në Greqi, ku prej disa muajsh mbahej në paraburgim me akuzën e një serie grabitjesh.

Shqiptari me inicialet L.I. ka shfrytëzuar dritaren në tualetin e burgut që ndodhej në katin e parë, duke prerë hekurat e saj.

Bashkë me 29-vjeçarin L.I. ka tentuar të arratisej edhe një tjetër shqiptar, por që nuk ka mundur dot, pasi u kap në ikje e sipër nga rojet e burgut.

Ndërsa shqiptari i dytë u kap në tentativë për t’u arratisur, vazhdojnë kërkimet për të kapur 29-vjeçarin L.I. i cili arriti të largohej.

Mësohet se 29-vjeçari L.I. është person me precedentë penal në Greqi dhe autor i një sërë grabitjesh nëpër lokale e banesa madje në shumë raste edhe me dhunë.

(pn/shqiptarja.com)