Autoritetet greke kanë vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për biznesmenin shqiptare, Astrit Tota dhe dy shtetas, të cilët pak ditë më parë kapën dhe mbyllën në kamionë 25 emigrantë.
Gjithashtu atyre u ndalohet të dalin jashtë territorit grek prandaj u janë mbajtur pasaportat.
Biznesmeni me origjinë shqiptare nga Aleksandropolis Astrit Tota ka dëshmuar dje lidhur me ngjarjen me 13 emigrantët që mbante ilegalisht në një rimorkio.
"Unë nuk jam fashist apo racist," tha shqiptari, i cili pretendoi se personat që mori peng po bëheshin gati për zjarrvënie.
Në një kohë kur qyteti i Aleksandropolit është mbuluar nga flakët në të katërta anët, shqiptari që jeton prej 33 vitesh në këtë zonë u vu në pranga, pasi publikoi një video të pazakontë në llogarinë e tij në twitter ku tregonte se ka rrëmbyer emigrantë të paligjshëm, që sipas tij janë përgjegjës për zjarret.
Sipas Prokurorisë tre të arrestuarit akuzohen për akte dhune ose përçarje me motive racore dhe grabitje me motive racore në bashkëpunim.