GREQI - Policia greke ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë, përkatësisht të moshës 30, 34 dhe 36 vjeç. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga policia.

Tre shqiptarët akuzohen për vjedhje në zonën e Janinës, ku dhe u arrestuan. Ata kishin vjedhur një makinë që ishte e parkuar jashtë një shtëpie private, dhe ranë në pranga pas një ndjekje "aventureske" nga policia greke.

Shqiptarëve u janë konfiskuar një thikë, aparate celularë, portofola që kishin vjedhur më parë, dokumente të ndryshme, si dhe makina me të cilën tentuan të arratiseshin.


(v.gj/shqiptarja.com)