Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet si vrasës serial.
 
Në pranga ka përfunduar Edmond Papajani. Mësohet se Papajani, grabiste banesat dhe më pas vriste edhe pronarët e tyre në shtetin fqinj.
 
Papajani, i njohur dhe me emrin Vangjel, akuzohet për vrasjen e një 70-­vjeçari grek në Kiparisia në 10 maj të vitit 2011.
 
Ai gjithashtu akuzohet për vrasjen e një 78­-vjeçari në një fshat të Tripolit në 4 shtator të vitit 2011 dhe vrasjen e piktores 59-­vjeçare, Katerina Zazani në 18 tetor 2014 në Nakso.
 
Mbi të rëndojnë edhe akuzat e dhjetra grabitjeve ne Libanates, Fthiotidha dhe Axaia që prej vitit 2008. 


Redaksia Online
(g.f/S