PATRA - Zbardhen shkaqet e vrasjes së 43-vjeçares greke, Natalia Voutsina, nga shqiptari 33-vjeçar, Arti Janca. Policia greke ka bërë të ditur se, gjatë dëshmisë, shqiptari ka dhënë detajet në lidhje me këtë krim. Sipas tij, ngjarja ka lidhje me një zënkë, një pazar të prishur dy vite më parë, ku ai ka qenë duke punuar për këtë familje.
Arti Janca, kishte disa kohë që ishte larguar nga Greqia dhe ishte kthyer në Shqipëri. Por disa ditë më parë, ai kishte shkuar sërish në shtetin helen.
Siç mësohet ai, bashkë me një shqiptarë tjetër mbrëmjen e të enjtes së javës së kaluar, (28 nëntor 2013) kishin shkuar në një prej pub-eve të natës në Patras, lokali që ishte në pronësi të viktimës, shkruan gazeta greke NewPost.
Në lokal, ai kishte parë 43-vjeçaren me të cilën kishte pasur mosmarrëveshjen e dy viteve më parë. Në këtë moment duket se gjithçka ka qenë në rregull. Por bashkë me shqiptarin tjetër, 33-vjeçari Janca kishin ndjenjur shumë në lokal. Ata kishin konsumuar pije të shumta alkoolike dhe më pas ishin ndarë.
Por gjatë kësaj kohe, Arti Janca, duket se kishte menduar për planin e hakmarrjes, që sipas policisë, nuk kishte të bënte me vrasje. Siç ka treguar, ai ka pritur gjithë natën pas banesës së viktimës së tij, ku ishte fshehur në një ndërtesë aty pranë.
Pasi nga banesa kishte dalë bashkëshorti i Natalia Voutsinas, gazetari Andreas Vris, bashkë me vajzën që po e çonte në shkollë, Janca ka vënë në jetë planin e tij të hakmarrjes për zënkën e dy viteve më parë, që do përfundonte tragjikisht me vdekjen e 43-vjeçares greke.
Pas kësaj, Janca ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka gjetur aty, gruan të cilën e ka qëlluar me thikë, duke i sjellë edhe vdekjen. Policia ka zbuluar nga hetimi se, thika ishte blerë po atë natë nga 33-vjeçari shqiptar.
Hetimi ka zbardhur se, krimi ka qenë i paramenduar, për shkak të shumë detajeve dhe më i rëndësishëm është fakti se, ai ka pritur shumë orë tek banesa e çiftit, me qëllim që ta gjejë vetëm gruan.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com