"Grupi i Brukselit u mblodh në një klimë pozitive për të diskutuar reformat që Greqia është duke hartuar me qëllim për të arritur një zgjidhje reciprokisht t ëdobishme", nënvizoi një komunikatë e qeverisë.
Sipas një burimi evropian, takimi i grupit të Brukselit, i përbërë nga përfaqësuesit e kreditorëve dhe qeverisë greke, filloi sot. Grupi do të punojë deri të dielën me një axhendë të përcaktuar për çdo ditë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas foli për një klimë konstruktive dhe shpreson për angazhime specifike nga pala greke.
Athina riorganizoi së fundi ekipin e negociatorëve, për shkak të izolimit të ministrit grek të Financave, Janis Varufaqis brenda Eurogrupit në Riga, javën e kaluar./
/atsh/
