/ATSH-AFP/ - Qeveria greke iu përgjigj sot në mënyrë të përmbledhur propozimeve të drejtuesit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duke vënë në dyshim sinqeritetin e tij, cilësi e gjykuar e nevojshme në negociata, sipas formualës së zëdhënësit të qeverisë, Gabriel Sakellaridis.
"Treguesi i nevojshëm i besueshmërisë në negociata është sinqeriteti", theksoi zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë të shkruar në përgjigje të Juncer, i cili theksoi se ndjehej i tradhëtuar sepse këto përpjekje ishin marrë parasysh në mënyrë të pamjaftueshme nga grekët.
Në të njëjtën kohë, qeveria theksoi se kryeministri, Aleksis Cipras kishte zhvilluar me Juncer një bisedë telefonike, para se ky i fundit të merrte fjalën në Bruksel. Cipras u telefonua gjithashtu nga presidenti i Parlamentit evropian, Martin Schulz, theksoi i njëjti burim.
Dy krerëve, ai u përsëriti kërkesën për një shtyrje disa disa ditore të planit të ndihmës për Greqinë (ë përfundon më 30 qershor), kohë kur do të mbahet edhe referendumi i parashikuar të dielën, me qëllim për të ruajtur ekuilibrin e sistemit bankar grek me likuditet afatshkurtër./