ATHINË, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Greqia u mbrojt sot nga akuzat se nuk po bën mjaftueshëm për të përballuar fluksin e imigrantëve dhe refugjatëve duke deklaruar se do të hapë në fillim të tetorit dy qendra klasifikimi dhe regjistrimi të kërkuara nga BE-ja.
"Këtu, 80 për qind e atyre që vijnë janë të pranueshëm për azil, e vetmja zgjidhje ligjore është që t'i pranojmë ata", deklaroi ministri grek për Politikat e Migrimit, Iannis Mouzalas, vendi i të cilit ka regjistruar që prej muajit janar 300 mij të ardhur nga deti.
"Është ndryshe nga Italia, ku 60 për qind e të ardhurve janë imigrantë ekonomik. Nga ana tjetër kufijtë tanë detarë i vështirësojnë gjërat. Pasi në një varkë të vogël që është gati duke u mbytur, është e pamundur që të bësh klasifikimin mes refugjatëve dhe imigrantëve", vazhdoi ai.
Mouzalas deklaroi gjithashtu se "për rreth 20 ditë në Lavrio, pranë Athinës dhe Selanikut, në veri, do të hapen dy qendra pritjeje, ku do të bëhet klasifikimi mes refugjatëve dhe imigrantëve si dhe identifikimi nëpërmjet marrjes së shenjave të gishtave, që kërkohen edhe nga BE-ja"./
/G.S/