ATHINE - Një problem i vogël në sistemin elektrik të avionit në të cilin udhëtonte lideri i SYRIZA, Alexis Tsipras bashkë me pasagjerë të tjerë ka bërë që avioni të bëjë një ulje të detyruar në aeroportin e Athinës rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm.

I gjithë personeli me pasagjerët dhe Tsipras kanë hypur në një tjetër avion duke bërë që fluturimi të vijojë me një orë vonesë drejt qytetit të Janinës. Aktualisht, ende nuk është i qartë problemi në avionin që ishte nisur nga kryeqyteti grek Athinë drejt Janinës.

Tsipras ishte nisur për në Janinë ku duhet të mbante një takim elektoral. Pas një jave, Greqia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme, ku lideri i SYRIZA, Alexis Tsipras është favorit kryesor.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)