Greqi,Balla:PD kundër votës së
emigrantëve, 8 vjet s'bëri asgjë

Greqi,Balla:PD kundër votës së<br />emigrantëve, 8 vjet s'bëri asgjë
Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi mbështesin reformat e ndërmarra nga Partia Socialiste, të cilën e konsiderojnë drejtimin e duhur për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë sonë.
 
Në takimin me emigrantët nga Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cërriku, Prrenjasi, Peqini dhe Belshi të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në veriun e Greqisë, Balla ka komentuar Reformën Zgjedhore, konkretisht të drejtën e emigrantëve për të votuar.
 
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist akuzoi demokratët se janë kundër votës së emigrantëve.
 
Balla hoqi paralele mes protestës së demokratëve përpara Kryeministrisë dhe qëndrimit të tyre në komisionin e reformës zgjedhore, duke theksuar se refuzojnë propozimin e mazhorancës që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë.  
 
"Reforma më e rëndësishme zgjedhore që duhet të bëjë Shqipëria është pikërisht garantimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë.
 
Por ata që gjoja sot protestojnë në emër të reformës zgjedhore, nuk duan që emigracioni shqiptar të votojë aty ku jeton dhe punon, duke iu mohuar emigranteve të drejtën për të qenë bashkë vendimmarrës për drejtimin në të cilin duhet të ecë Shqipëria.
 
Prej ditës së parë kur ne prezantuam në Komisionin e Reformës Zgjedhore platformën tonë për garantimin e votës për emigrantët, hasëm në kundërshtimin e PD.
 
Kundërshtimi i PD për votën e emigrantëve nuk është i rastësishëm. Ne 8 vite të qeverisë së vjetër, nuk gjen asnjë përpjekje minimale për tu ardhur në ndihmë emigrantëve, ndërsa konsullatat shërbenin si vende pune për familjarët e pushtetit",
u shpreh Balla.
 
Ai theksoi se qeveria "Rama" në mandatin e saj të parë bëri të mundur çeljen e bisedimeve për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për emigrantët me vendet ku ata jetojnë.
 
"Kemi arritur të firmosim dhe ratifikojmë marrëveshjet me pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE. Përmbyllja e këtyre marrëveshjeve me pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE, është një instrument i rëndësishëm në kuadër të negociatave edhe me Greqinë dhe Italinë", tha ai.
 
Deputeti socialist cilësoi të rëndësishëm edhe regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa shtoi se progres është shënuar edhe në shërbimet konsullore, tarifat për të cilat janë ulur.
 
"Gjithashtu kemi miratuar kuadrin ligjor dhe në javët në vijim do të fillojmë procesin e identifikimit të adresave te shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
 
Pas shume vitesh, Qeveria jone rishikoi plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore.
 
Disa shërbime tashme ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar.
 
Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25% tarifat e legalizimeve.
 
Nga ana tjetër, kemi shtuar gamën e shërbimeve konsullore në shtete me prani të madhe shqiptarësh, duke mundësuar për herë të parë lëshimin e certifikatave të gjendjes civile në Itali. 

Vende anëtare të BE-së si Belgjika, Gjermania dhe Spanja tërhoqën rezervat e tyre për vulën apostille. Çka përkthehet në më shumë lehtësi dhe më pak shpenzime për qytetarët.

Se shpejti presim që edhe Greqia, vendi i vetëm i BE-së që nuk i është bashkuar kësaj praktike, të ndjeke shembullin e vendeve të tjera, si një sinjal i qartë i përkushtimit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve të gjithëpranuara në këtë fushë
", tha Balla.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)