Greqi, bashkëpunoi me Alket
Rizain, prangoset kushëriri i tij

Greqi, bashkëpunoi me Alket<br />Rizain, prangoset kushëriri i tij
ATHINË - Policia greke ka arrestuar sot kushëririn e Alket Rizait, i cili dyshohet se në bashkëpunim me të dënuarin e famshëm në Greqi, ka mbuluar gjurmët në arratisjet e Rizait dhe veprime të tjera. Policia greke ka bërë të ditur se, i arrestuari është një 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Kushëriri i Alket Rizait është arrestuar në Athinë në një makinë “Ford Taurus”, për trafik dhe shitje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Ai kishte ngritur një laborator në banesën e tij.

Policia tha se, veprimtaria e të arrestuarit do të kalojë nën “mikroskop”. I arrestuari akuzohet se, bashkë me vëllanë e tij, në vitin 2006 kanë fshehur në banesën e tyre Alket Rizain.

SEKUESTRIMET NË BANESËN E TË ARRESTUARIT:
3.7 kilogramë gram kokainë
112 gram pluhur me përbërje të panjohur
Një pistoletë me mulli
18 fishekë 7.65 milimetra
2 granata
4 metra fitil
2500 €
2 peshore elektronike
Një morsetë hidraulike
Një morsetë mekanike
Pesë pllaka metalike
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit