Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në makinën e gazetarit (VIDEO)

GREQI- Një bombë ka shpërthyer ditën e djeshme në makinën e një gazetari të njohur, George Sfakianakis jashtë studiove të televizionit “E” në Greqi.

Sipas mediave greke, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e madhe po fatmirësisht nuk është raportuar asnjë I lënduar.

Gazetari George Sfakianakis, në një intervistë për “Protothema”, ka supozuar se bomba nuk ka pasur në shënjestër atë por moderatorin e emisionit Menios Fourthiotis.

Pranë makinës së dëmtuar u gjetën xhama të thyer të gotave dhe shisheve të birrës. Gazetari ka mbërritur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet kush është autori që vendosi lëndën eksplozive.

Zjarrefikësit kanë mbërritur në vendin e shpërthimit menjëherë he kanë shuar zjarrin.

Gazetari, në rrjetin e tij social Instagram ka postuar foto të makinës së tij të shkatërruar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë