Policia greke po punon për identifikimin e dy ekzekutorëve të atentatit ndaj biznesmenit shqiptar të kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Orhan Bajrami, dhe plagosjen e mikut të tij.
Sipas informacioneve që transmeton televizioni grek ERT, në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, 39-vjeçari a qenë i ulur në oborrin e vilës që kishin marrë me qera për pushime. Në oborr së bashku me 45-vjeçarin, shokun e tij të plagosur kanë qenë dhe dy gra, njëra prej tyre mendohet se është partnerja e Okit, nofka me të cilën njihej Orhan Bajrami, por këto nuk janë prekur nga plumbat.
Policia beson se autorët e krimit mund të jenë larguar nga Greqia drejt Shkupit, Turqisë apo Bullgarisë. Policia u njoftua për ekzekutimin nga fqinjët të cilët kishin marrë në telefon pasi kishin dëgjuar të shtënat. Dyshohet se autorët kanë qenë me motor dhe të maskuar.
Hetimet e para kanë të bëjnë me një larje hesapesh mes bandash. ERT i referohet postimeve në Facebook të anëtarëve të grupit rival me Okin para se të ndodhte krimi, ku kishin publikuar një foto në kokën e 39 vjeçarit shkruajnë se ishte vendosur një “X” I kuq dhe shkruhej ‘Së shpejti”
Gjithashtu media greke ka postuar dhe foto ku bosi i kazinove është në krah të presidentit të Maqedonisë, Stevo Pentarovski.
Mësohet se 19 plumbat që kanë ekzekutuar Bajramin kanë dalë nga një pistoletë e kalibrit 32 dhe pista e hetimit është se ekzekutimi është vijimësi e larjeve mes dy bandave rivale në Shkup.
Më 6 mars 2023, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci dy bashkëpunëtorë të ngushtë të Bajramit, ndërsa ky i fundit i shpëtoi atentatit pasi nuk gjendej në lokal. Ndërkohë tre muaj më vonë, në Prishtinë u vra Blerim Daci, për të cilin jo mediat e Kosovës shkruanin se dyshohej se ishte i implikuar në vrasjen në Çarshi të Shkupit.
Viktima me presidentin e Maqedonisë, Stevo Pentarovski
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis
5 Janar, 07:42
-
Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët
4 Janar, 20:23
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23
-
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin leje
4 Janar, 13:12