ATHINË, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Tsipras e rriti ndjeshëm tonin dje në mbrëmje kundër Gjermanisë duke siguruar se vendi i tij nuk do të kërkonte një zgjatje të planit të ndihmës për Greqinë kushdo qofshin presionet e Berlinit.
Megjithatë ai e përfundoi fjalimin me shpresën se një marrëveshje do të arrihej.
"Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble mund të na e kërkojë këtë në çfarë do lloj mënyre, ne nuk do të kërkojmë zgjatje të planit të ndihmës", theksoi Cipras para Parlamentit.
Ai akuzoi Gjermaninë se po i kërkonte Greqisë gjëra të padrejta duke i përsëritur se ajo nuk mund të dalë nga plani i reformave të vendosura nga trojka e kreditorëve (BE, BQE, FMN) në këmbim të kredive prej 240 miliardë eurosh të dhëna apo të premtuara që prej pesë vitesh dhe që i ka vendosur grekët dhe ekonominë greke buzë greminës.
"Nuk do të ketë rikthim prapa, Greqia nuk mund të rikthehet në kohën e planeve të shtimit dhe nënshtrimti", theksoi kryeministri, ardhur në pushtet nga fitorja më 25 janar e partisë së majtë radikale "Syriza".
"Ne respektojmë peshën ekonomike dhe politike të disa partnerëve tanë që janë motori i Evropës, si Gjermania", shtoi Cipras.
Duke vlerësuar që planet e shpëtimit nga vendet më të prekura nga kriza korrespondojnë me modeli e kërkuar që prej dekadash nga tregjet, Cipras theksoi se ata që mbështeten tek fuqia dhe përballja do të kuptojnë që kanë bërë një gabim tragjik.
"Ata nuk plagosin të dobëtit, ata plagosin veten dhe Evropën", shtoi ai.
Cipras mbështeti përveç të tjerave planin e përgatitur nga qeveria e tij, që kërkon vetëm kohë dhe lehtësime.
"Ne dëshirojmë një zgjidhje politike me institucionet evropiane", theksoi Cipras, jo zgjidhje të një ekuacioni të pazgjithshëm.
"Kam besim, partnerët evropianë do t'i përgjigjen pozitivisht propozimeve tona", shtoi ai./
/ec/