ATHINË, 19 nëntor /ATSH-ANA-MPA/ - Ndryshime institucionale që do të kenë si objektiv forcimin e shtetit social, përmirësimin e rolit rregullues të presidentit të republikës, ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, garantimin e mandatit katërvjeçar të qeverisë janë disa nga ndryshimet që përmban propozimi që do të paraqesë partia konservatore greke "Demokracia e re" për rishikimin e Kushtetutës së vendit.
Objektiv i partisë "Demokracia e re" është që propozimi të dorëzohet deri më 3 dhjetor, me qëllim që sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, të merret vendimi për krijimin e komisionit përkatës.
Kryetari i komisionit parlamentar të kësaj partie, Prokopis Pavlopulos, publikoi pikat kryesore të propozimit të partisë për rishikimin e Kushtetutës greke./ a.jor.