GREQI - Një pjesëtar i dënuar me burgim i Agimit të Artë në Greqi, ka thënë për gjykatësit se sipas tij disa prej deputetëve të partisë neo-nazite, ishin të përfshirë në kontrabandën e armëve.
46-vjeçari ishte sekretar në një prej zyrave të Agimit të Artë në jug të Athinës. Sipas gazetës ‘Kathimerini’, gjatë pyetjeve të ditës së premte, burri kishte thënë se partia përdorte furgonë me dokumenta të falsifikuar për të lëvizur armët e zjarrit. Ai shtoi se ligjvënësi i Agimit të Artë, ilias Panagiotaros ishte në krye të këtyre automjeteve.
I dyshuari tha se kishte dëgjuar të flitej se kryesisht pistoleta dhe automatikë M16 ishin ndër armët kryesore që lëviznin. Në 9 korrik të këtij viti, policia gjeti një furgon në Pire i cili kishte 7 kallashnikovë, një pistoletë, plumba dhe bomba dore brenda tij.
Gjatë asaj kohe policia nuk arriti të gjente një lidhje me Agimin e Artë, por tani ka filluar riekzaminimi i armëve të gjetura.
I pyetur nëse partia e Agimit të Artë kishte ndonjë tjetër burim financimi përveç subvencioneve të shtetit, 46-vjeçari u përgjigj duke thënë se kishte dëgjuar për emrat e dy pronarësh anijesh. Ai nuk tha asnjë detaj tjetër.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com