Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 21 persona në Selanik pasi sulmuan verbalisht dhe fizikisht dy transgjinorë në sheshin Aristotelous.

Këta të fundit u strehuan në një restorant aty pranë për t’u mbrojtur, por autorët kanë vijuar edhe më tej sulmet. Madje edhe kur në vend mbërriti policia ata nuk kanë ndaluar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 dhe në shesh kishte rreth 150-200 persona bë atë moment kur filluan sulmet verbale dhe hedhja e shisheve ndaj dy transgjinorëve.

Policia pas shqyrtimit paraprak të çështjes arrestoi 21 persona, mes të cilëve 11 janë të mitur.

Policia ka liruar më pas 11 të miturit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?