Makina e Suzana Sline, e cila është këshilltarja e parë e ambasadës italiane në Athinë, u shkatërrua plotësisht pasi u përfshi nga flakët në parkingun e shtëpisë së saj.
Zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje arritën të shuanin zjarrin dhe pak më vonë gjetën mbetje të një shishe me lëng të ndezshëm, shkrepse dhe ndezës.
Në vendngjarje shkuan 18 zjarrfikës me 6 mjete, ndërsa përveç makinës së djegur nga zjarri është dëmtuar edhe një tjetër.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendngjarja, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.
Ministria e Jashtme e Italisë lëshoi një deklaratë duke dënuar veprën e kriminale.
Rastësi apo jo, zjarrvënia në makinëne diplomates ndodhi, teksa pritet në Athinë Antonio Tajani, Ministër i Jashtëm i Italisë, i cili po merr pjesë në mbledhjen e Byrosë së Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane.
Në një postim në Twitter, kreu i diplomacisë italiane, Antonio Tajani ka thënë se ka kontaktuar me Susanna Schlein për të shprehur solidaritetin e tij. Ai shtoi se gjatë pranisë së tij në Athinë do të vizitojë edhe ambasadën italiane.
Në njoftimin përkatës, Ministria e Jashtme flet për një veprim të papranueshëm dhe të dënueshëm, i cili megjithatë nuk do të prishë në asnjë mënyrë marrëdhëniet e shkëlqyera greko-italiane.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.5%
-
JO
34.1%
-
NUK E DI
8.5%
Vota total: 1711
Lajme të tjera
-
Nën hetim e dashura e bosit të mafies siçiliane, dyshohet se e ndihmoi të fshihej! Letrat e dashurisë që gjetën hetuesit: Më mungon shumë
31 Janar, 08:35
-
Përplasje mes bandave për trafikun e drogës në Itali, 18 vjeçari vritet me plumb në kokë
31 Janar, 08:27
-
Rrëzohet në det avioni F-4 në Greqi, gjendet i vdekur nënkomandati 29 vjeçar! Vijojnë kërkimet për kapitenin e zhdukur
30 Janar, 16:43
-
Tragjedi në Greqi, futbollisti 46-vjeçar pësoi infarkt në fushë! Lojtari ndërron jetë në spital
30 Janar, 07:56
-
Anarkistët nuk ndalen kërkojnë lirinë e Alfredo Cospitos, sulmojnë me koktej molotov policinë në Romë, Qeveria italiane: Shteti s’pajtohet me kërcënime
29 Janar, 19:05
-
Dëshmitarët që takuan bosin e mafies siçiliane: Nuk e dinim që ishte ai! Rrëfimi i një gruaje: Ishim në lidhje për disa muaj
29 Janar, 19:05
-
Italia nënshkruan marrëveshje 8 miliardë dollarëshe me Libinë për furnizimin me gaz
29 Janar, 13:26
-
Vrau 'amerikanin' në Greqi, dëshmia e 38 vjeçarit shqiptar: Më shiti kokainë të prishur
29 Janar, 08:32
-
Sulmohen zyrat diplomatike italiane në Barcelonë dhe Berlin, anarkistët kërkojnë lirimin e Alfredo Cospitos
29 Janar, 07:38
-
Çmontohet banda shqiptare në Greqi! Bosët e drogës ishin ‘merakli’ të parave dhe orëve ‘Rolex’! Kamuflonin shoferin me aftësi të kufizuara si mburojë nga polica
28 Janar, 18:55
-
Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës
28 Janar, 11:37
-
Me palestër brenda, del video nga brenda strehës së Messina Denaro
27 Janar, 19:20