ATHINE- Vihet sërish në epiqendër të mediave greke Alket Rizai i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, madje dhe me helikopter. Këtë herë policia greke ka zbuluar në qelinë e tij në Athinë në burgun “Malandri” një sasi canabis të mbjellë në disa kuti kallaji.
Në njoftimin e policisë greke thuhej se gjatë një kontrolli të policisë greke në këtë burg të sigurisë së lartë në sektorin “H” në qelinë e Rizait zbulloi një sasi bimësh narkotike të rritura deri në gjatësi 15-20 cm.
Alket Rizai njihet për dy arratisje spektakolare në 2006 dhe dy vjet më vonë. Në dy rastet ai përdori helikopter. Ai mundi të arratisej atëherë me një grabitës banke të njohur në Greqi si Vasilis Paleokostas. Gjatë dëshmisë piloti i helikopterit deklaroi se ishte rrëmbyer.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com