ATHINË - Dy shqiptarë një djalë e një vajzë janë filmuar nga kamera e sigurisë në një lokal në Athinë, duke vjedhur klientët.
Dy shqiptarët, të veshur mirë kishin hyrë në një lokal në lagjen e Glyfadhas në Athinë, me qëllim për të grabitur. Siç shkruan media greke, lokali që ishte zgjedhur për të vjedhur, frekuentohej nga elita e kësaj zone.
Siç shikohet edhe në video, çifti një djalë dhe një vazjë, kanë hyrë në lokal dhe me arsyetimin se ishin duke kërkuar një tavolinë, po studionin klientët, deri sa e gjetën edhe “viktimën” e tyrë të grabitjes.
Njëri prej tyre, djali 33-vjeçar mbante në dorë një pallto të gjatë dhe i është afruar klienteve kryesisht gra, duke i’u varur njërës prej tyre që e kishte lënë çantën në pjesën e pasme të karriges.
Me një lëvizje të aftë dhe shpejtë, shqiptari mori gjërat me vlerë që ishin në çantë. Ndërkaq shqiptarja tjetër, mbikqyrte zonën se mos ndonjëri nga klientët e vinte re shokun duke grabitur.
Siç duket edhe në video, vazja është rreth 28 vjeç dhe është ajo që tregohet me rreth të kuq.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com