ATHINË, 3 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ - Më shumë sqarime për çështjet fiskale, por edhe angazhime më të mëdha për masat strukturore kërkon trojka (BE-FMN-BQE) me anë të një e-maili që i ka dërguar sot qeverisë greke.
Një diskutim midis të dy palëve në lidhje me këto çështje pritet të bëhet me telekonferencë brenda ditës së mërkurë.
Sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet që trojka të vijë në Athinë deri në fund të kësaj jave.
"Negociatat po bëhen dhe janë shumë të ashpra", deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Sofia Vultepsi duke folur në televizonin kombëtar grek "Mega Channel"./ a.jor.











