Greqi, ekonomia greke nis rritjen, treguesit e fundit makroekonomik, pozitivë

Greqi, ekonomia greke nis rritjen, treguesit e fundit makroekonomik, pozitivë

Greqi Alexis Tsipras ka dy muaj që qëndron në opozitë, duke pritur, jo pa durim, që kryeministri aktual, konservatori Kyriakos Mitsotakis, të bëj disa gabime rradhazi.

Por Kreu i qeverisë greke është tërheqës për investitorët dhe botën e biznesit.

Kreditorët europianë ndodhen në Athinë për herë të katërt për të kuptuar nëse vendi është bërë në të vërtetë një vend për të investuar.

Një ekspert europian thotë se "Iniciativat e fundit të qeverisë për uljen e taksave, heqjen e kontrolleve të kapitalit dhe gatishmërinë për të vazhduar reformat janë reflektuar në rënien e normave të bonove 5 dhe 10 vjeçare, duke ndërtuar një mjedis tërheqës për investitorët”.

Treguesit e fundit makroekonomik janë të gjithë pozitivë

Ulja me 22% e tatimit mbi pronën, ulja e taksës mbi fitimet, në 24% nga 28%, ndërsa ajo e dividentëve e përgjysmuar në 5%, kanë çliruar frymëmarrjen ekonomike. Për më tepër, qeveria dëshiron të ulë tre nivelet e taksave mbi të ardhurat personale nga 22% në 9%, deri në 10,000 € në vit kurse TVSH në ndërtesa të pezullohet për tre vjet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja