Greqi, emigranti rrihet nga
Agimi i Artë pse ishte shqipta

Greqi, emigranti rrihet nga<br />Agimi i Artë pse ishte shqipta
LAMIA - Një neonazist anëtar i Agimit të Artë ka goditur dhe rrahur një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lamias, mbrëmë rreth orës 21.00 të mbrëmjes në qendër të qytetit grek. Sipas denoncimit të viktimës, atij i është afruar një person, i cili e ka pyetur nëse ishte shqiptar.

Kur ai i ishte përgjigjur po, atëherë anëtari i Agimit të Artë filloi ta godasë me çfarë kishte në duar. I  përgjakur dhe i befasuar i riu shqiptar është rrëzuar përtokë dhe ka kërkuar ndihmë.

Nga telefoni i tij ka kërkuar ndihmë dhe ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, në rrugën Kapodistriu, përballë zyrave të Agimit të Artë në qytetin e Lamias, ku edhe ndodhi ngjarja.

20-vjeçari shqiptar është transferuar me ambulancë në spitalin e qytetit ku edhe i janë dhënë ndihma e parë dhe sikundër deklaroi për policinë do të depozitojë kallëzim për ndjekje penale për rrahje nga ana e neonazistit.

Denoncim për ndjekje penale do të bëjë edhe neonazisti grek, i cili do të akuzoje shqiptarin 20 vjeçar për fyerje. Vazhdimi do të jetë në sallat e gjykatës
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit