Greqi/ Emigratët protestojnë në rrugë për kushtet e kampeve

Greqi/ Emigratët protestojnë në rrugë për kushtet e kampeve

Protesta e refugjatëve në Greqi

Një situatë e pakëndshme është krijuar në aksin Athinë-Lamia, në të dyja korsitë e rrugës, ku disa qindra emigrantë kanë protestuar për kushtet e kampeve ku janë akomoduar.

Protesta ka zgjatur për disa orë, ndërkohë që emigrantët e ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë kërkuar kushte më të mira jetese dhe ushqim më të mirë. Ata janë të akomoduar në qendrën shëndetësore të Malakasës.

Drejtuesit e makinave, kanë thënë për mediat greke se protestuesit kanë qëlluar me gurë këdo që ka tentuar të filmojë protestën. Trafiku është devijuar dhe nuk dihet ende deri kur do të zgjasë kjo protestë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë