Greqi, Ergys Kaçe shoqërohet në
polici, drejtonte makinën pa targa‏

Greqi, Ergys Kaçe shoqërohet në<br />polici, drejtonte makinën pa targa‏
SELANIK- Një tjetër peripeci për futbollistin shqiptar Ergys Kaçe në Selanik. Kësaj here nuk ka qenë shkaku i bluzës me emblemën e UÇK, por makina që ai drejtonte. Siç u bë e ditur, Kaçe u ndalua nga një patrullë policie, ngase makina që ai drejtonte nuk kishte targa.

Kaçe u tha policëve se targat ia kishin marrë për shkak të një kundravajtjeje të kodit të qarkullimit rrugor. Mirëpo, përgjigjja nuk i ka bindur policët, që ndoshta nuk ishin tifozë futbolli dhe mesfushori i kombëtares shqiptare dhe PAOK-ut ka përfunduar në rajon, për verifikim.

Shumë shpejt çështja e tij është zgjidhur, pas paraqitjes në rajon të shefit të sigurimit të PAOK-ut, Ilias Gerontidis dhe Kaçe është lënë i lirë. 

Kjo ngjarje duket se ka qenë me shans, pasi sot, klubi ka bërë të ditur se Kaçe do të rikthehet së shpejti në fushën e lojës, dhe kjo mund të ndodhë që pasditen e të enjtes, 26 shtator në ndeshjen kundër Anagenisi të Karditsas për kupën e Greqisë.

Sipas kanalit Novasports, çështja e Kaçes do të zgjidhet me një gjobë të rëndë që lojtari do të detyrohet të paguajë për shkak të fotografisë me bluzën e UÇK që kishte vendosur në facebookun e tij.

Në fakt, ka qenë traineri Huub Stevens dhe presidenti i klubit, Ivan Savidis, që e donin me çdo kusht Kaçen në fushën e blertë. Por sipas TV Novasports, mbetet në pikëpyetje se çfarë qëndrimi do të mbajnë tifozët e PAOK-ut, shumica e të cilëve kërkonin largimin e kaçes nga ekipi.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania