GREQI - Sot, në profilin personal në Facebook të lojtarit shqiptar, Ergys Kaçe, i cili luan për llogari të ekipit PAOK në Selanik të Greqisë, u publikua një fotografi e lojtarit, veshur me një fanellë të UÇK-së.
Fotografia në fjalë krijoi reagime të fuqishme negative tek tizozët grekë të të gjitha ekipeve, por edhe tek tifozët e PAOK-ut, të cilët kanë reaguar dhe e kanë bombarduar lojtarin shqiptar me sharje e fyerje.
Pak çaste më vonë futbollisti shqiptar i PAOK-ut ka deklaruar se nuk e kishte idenë për simbolikën e fanellës me të cilën ishte veshur, por reagimet nuk kanë pushuar duke e detyruar përsëri futbollistin të deklarojë se UÇK nuk e shpreh dhe nuk ka bindje të afërta me këtë organizatë.
“Të gjithë ata që janë pranë meje e dinë se çfarë karakteri kam... Nuk më shpreh UÇK, përndryshe nuk do ta publikoja në rrjetin social... Nuk pres nga askush të më besojë, mjafton të më besojnë njerëzit e mi... Unë e respektoj Greqinë”- ka shkruar Ergys Kaçe në llogarinë personale të tij në Facebook. Por pak orë më vonë, ai e ka fshirë përfundimisht llogarinë e tij personane në këtë rrjet social.

(Në foto: Fotoja e publikuar në faqen e lojarit Ergys Kaçe në Facebook)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com