SELANIK - Një mësues në pension është gjetur i vdekur në banesën e tij në Selanik. Personi i parë i dyshuar nga policia, i cili është shoqëruar dhe marrë në pyetje, është një 40-vjeçar shqiptar.
Burime nga policia greke bëjnë të ditur se, mësuesi i shkollës së mesme është viktimë e një vrasjeje të ndodhur pasditen e djeshme.
Ai është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Ksirokrini”, në qytetin bregdetar. Trupi i pajetë i tij është gjetur në katin e parë të banesës.
Polica ka nisur hetimet, por nuk ka bërë të ditur ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Drejtoria e Policisë së Selanikut ka bërë të ditur se, pas këtij krimi ka shoqëruar dhe marrë në pyetje shqiptarin, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë vrasje.
Në lidhje me emrin e viktimës apo shqiptarit të shoqëruar ende nuk janë bërë të ditur nga policia.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com