Kapoja i bandës është shqiptar, ndërsa grupi gjatë veprimtarise se tij ka trafikuar rreth 1 ton 235 kg marijuanë nga e cila dyshohet se kanë përfituar 19 milionë euro.
Mediat greke zbardhin emrin e kreut të Bandës ndërsa shkruajnë se ky grup mund të ketë lidhje me vrasjen ne Athine te Rigert Dervishit në 13 nëntor, i cili u qëllua me 10 plumba brenda në makinë.
Gjatë operacionit janë arrestuar 59 shtetas ndërsa u është komunikuar arresti 38 shtetasve që ndodhen në burg dhe janë shpallur në kërkim 46 të tjerë. Ndërkohë 20 persona të tjerë mes të cilëve 17 shqiptarë merreshin me magazinimin e lëndës narkotike, ndërsa që pjesë tjetër ishin korrierë dhe tregtarë në pika të ndryshme të Athinës.
Grupi kriminal është i ndarë në 7 nivele, konkretisht:
1. Kreu i grupit , shtetas shqiptar që banon në Shqipëri
2. Niveli i dytë i përbërë nga 4 shqiptarë
3. Niveli i tretë përbëhet nga 7 shtetas, 3 shqiptarë e 4 greke
4. Niveli i katërt përbëhet nga 3 greke që kishin detyre organizimin e trafikut në kufirin greko-shqiptar
5. 20 shtetas, 17 shqiptarë, 1 grek, 1 bullgar, 1 rumun kishin detyre magazinimin e drogës
Gjate operacionit u kryen 45 kontrolle ku u sekuestruan:
-433 kg 400 gram marijuanë
-6 kg hashash i rritur ne mjedis te mbyllur
-30.000 euro
-10 makina, 1 furgon, 2 motorra
Ky grup gjate funksionimit të tij ka trafikuar e shpërndare rreth 1 ton 235 kg marijuanë.
1 kg 600 gram kokainë
500 gram heroinë
500 gram MDMA
8 kg hashash i rritur në mjedis të mbyllur.
Grupi dyshohet se ka përfituar 19 milionë euro nga tregtimi i drogës.
[gallery]19904[/gallery]
Marijuana vinte nga Greqia, kurse ajo e rritur në mjedis të mbyllur, rritej në Greqi.
Identifikohet Kreu i Bandes, grupi lidhje me vrasjen e Rigert Dervishit
Ndërkohë 20 persona të tjerë mes të cilëve 17 shqiptarë merreshin me magazinimin e lëndës narkotike, ndërsa që pjesë tjetër ishin korrierë dhe tregtarë në pika të ndryshme të Athinës. Mendohet se kreu i këtij grupi kriminal jeton në Shqipëri dhe njihet me emrin Gendi. Gjithashtu mediat greke shkruajnë se ky grup mund të ketë lidhje me vrasjen e Rigert Dervishit në 13 nëntor, i cili u qëllua me 10 plumba brenda në makinë, ne Athine.
(d.b/Shqiptarja.com)