Policët grekë nuk u kanë besuar syve, kur panë një maune me targa shqiptare, që t’i plaste goma dhe në rrugë të fluturonte hashashi. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në rrugën Janinë-Trikallë, në zonën Drisku.

Siç raportojnë mediat greke, policia vendase kishte dyshime për këtë maune dhe po e ndiqte, kur asaj i plasi një nga gomat dhe policët panë lëndën narkotike të derdhej në rrugë. Menjëherë ata e kanë ndaluar mjetin dhe kanë zbuluar të fshehura në katër goma një sasi prej 19 kile e 655 gramë marijuanë.

Shoferi shqiptar, 53-vjeçar është arrestuar dhe mjeti është sekuestruar.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)