Greqi, humbi thellë përballë Mitsotakis në zgjedhjet parlamentare, Tsipras dorëhiqet nga kreu i 'SYRIZA-s': Nuk do të kandidoj më për të drejtuar partinë

Greqi, humbi thellë përballë Mitsotakis në zgjedhjet parlamentare, Tsipras dorëhiqet nga kreu i 'SYRIZA-s': Nuk do të kandidoj më për të drejtuar partinë

Alexis Tsipras

GREQI- Pas humbjes së thellë përballë Kyriakos Mitstotakis në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën e kaluar, kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras nëpërmjet një deklarate të jashtëzakonshme dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Ai bëri me dije se nuk do të kandidojë sërish për të qenë kryetar dhe se do të propozojë një lidership të ri në krye të partisë.

“Kam vendosur të propozoj zgjedhjen e një lidershipi të ri nga anëtarët e partisë me rekurs të drejtpërdrejtë në procedurat në të cilat nuk do të jem kandidat. Është e nevojshme të gjendet një SYRIZA e re që do t'i përgjigjet sfidave dhe pritshmërive të atyre që ka vendosur të përfaqësojë”, tha Alexis Tsipras , duke deklaruar njëkohësisht se është krenar për atë që partia ka arritur të arrijë.

Ai tha se Syriza u bë partia e parë në Evropë që qeverisi në kushte shumë të vështira.

Ndërkohë në zgjedhjet e mbajtura në 25 qershor, Mytsotakis u konfirmua kryeministër duke marrë mbi 40% të votave përballë Mitsotakis i cili nuk arriti të merrte as 20% të votave.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike