Greqi/ I hodhi acid në fytyrë ish-bashkëshortit, vëllai i 36-vjeçarit: Ajo është xheloze ‘e sëmurë’! Babai i autores: Nuk mbaj anën e saj! Vajza ime po gënjen
Autorja e sulmit me acid dhe 36-vjeçari
GREQI- I tronditur nga ngjarja, vëllai i 36-vjeçarit që u sulmua në fytyrë me acid nga ish-bashkëshortja, ka folur për mediat. Ai tregon se 38-vjeçarja ishte tepër xheloze për vëllain e tij, dhe se e mbante vazhdimisht në kontroll.
“Ditën e ngjarjes ajo e kishte ftuar të shkonin në një hotel në Kretë, dhe aty e ka sulmuar”, tregon ai.
Vëllai i 36-vjeçarit thotë po ashtu se autorja e sulmit ka pasur konflikte edhe me të, pasi e bënte fajtor për ndarjen nga bashkëshorti i saj.
Edhe babai i 38-vjeçares ka folur për mediat. Ai pretendon se vajza e tij gënjen për kërcënimet, duke theksuar se “nuk kishte arsye për t'u çuar në këtë akt”, ndërsa deklaroi se 36-vjeçari donte të divorcohej dhe se ai nuk e donte më atë.
“ Akti i saj nuk justifikohet dhe në asnjë mënyrë nuk e mbaj anën e saj”, ka deklaruar fillimisht babai i gruas, ndërsa në të njëjtën kohë ka treguar se ish bashkëshorti as nuk e kishte ngacmuar, nuk e kishte rrahur nuk e kishte kërcënuar, nuk i kishte bërë asgjë.
“Vajza ime po gënjen. Ai përpiqet të justifikojë marrëzinë e tij Ajo bëri një gabim të pajustifikueshëm”, tha babai saj, ndërsa theksoi se nuk do të mbante anën e vajzës së tij dhe e vërteta nuk është sikurse 38-vjeçarja ka deklaruar.
Kujtojmë se 38-vjeçarja ka deklaruar më herët se ish-bashkëshorti i saj pranoi të ndahej nga ajo me kushtin që të mos ketë burrë tjetër ose do e vriste.
Ajo ende është në kërkim nga policia. 38-vjeçarja akuzohet për tentativë vrasjeje dhe megjithëse. Orët e para të mëngjesit tha se do të dorëzohej, por hoqi dorë dhe tashmë ajo pretendon se jeta e saj është në rrezik. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, të cili i i hodhi lëng kaustik (acid) rrezikon të humbasë syrin.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9819
Lajme të tjera
-
Del VIDEO-ja e momentit kur qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi, klientët largohen të tmerruar
29 Mars, 18:09
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
Tentuan t’i shpëtonin policisë, aksidentohet automjeti plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, dalin detajet e para
28 Mars, 18:58
-
Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga 'truri' jashtë shtetit
28 Mars, 17:06
-
Greqia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën, kemi konsistencë politike
28 Mars, 14:32
-
Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari
26 Mars, 13:41
-
Iu gjetën 44 750 euro të padeklaruara në çantë teksa kalonte kufirin në Kakavijë, në hetim 54-vjeçari
25 Mars, 14:12
-
Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi
25 Mars, 13:23
-
Sot Greqia feston 202-vjetorin e Pavarësisë, Nikolla uron homologun grek: Emigrantët shqiptarë e minoritetit grek, ura miqësie
25 Mars, 13:17
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
'France24' reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë: Arti në shërbim të vëllazërimit! Greqia dhe Shqipëria shpalosin miqësinë në event jo të zakontë
24 Mars, 19:36
-
Si Rama po bën diplomaci me piktura
23 Mars, 10:52