GREQI- Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kostur për posedim dhe trafikim droge.
Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por mësohet se shqiptarit i është gjendur dhe sekuestruar në mjet 2 canta me 36 pako që përmbanin 60 kg e 940 gram marijuanë.
24-vjeçarit i është sekuestruar gjithashtu edhe një celular me 1 kartë SIM e 95 euro.

Dy cantat me marijuanë, gjendur në bagazhin e automjetit të 24-vjecarit shqiptar
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

