Greqi, kërkimet paraprake në
det për naftë, shumë premtuese

Greqi, kërkimet paraprake në <br />det për naftë, shumë premtuese
TIRANE - Shoqëria norvegjeze e kërkimit të hidrokarbureve “Petroleum Geo Services” njoftoi se ka siguruar rezultate shumë të mira paraprake në përfundim të një misioni katërmujor në Greqi. “Kërkimet janë kurorëzuar me sukses”, deklaroi Sverre Strandenes, zv.president i “Petroleum Geo Services” për agjencinë e lajmeve AFP.

“Nuk është ende koha për të deklaruar në se kemi gjetur naftë apo gjë tjetër, po ne do t’ua japim të dhënat kompanive të naftës që do të verifikojnë se për çfarë bëhet fjalë”, theksoi ai në një konferencë për shtyp në Patras.

Anija “Nordic Explorer” mbylli misionin e saj pas kërkimeve në det, në jug të Kretës dhe në detin Jon për llogari të autoriteteve greke. Faza e dytë do të jetë ajo e përpunimit të të dhënave, të cilat duhet të jenë përfundimtare nga tremujori i tretë i këtij viti, deklaroi Strandenes.

Të hënën kryeministri Andonis Samaras njoftoi se kishte vënë në dijeni Kombet e Bashkuara lidhur me faktin që Turqia po nis kërkime në jug të Rodosit, zona që Greqia pretendon se i përkasin asaj. “Mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve është respektimi i së drejtës ndërkombëtare », tha ai. Samaras do të vizitojë Turqinë në mars.

Ndërkohë, nuk ka asnjë deklaratë lidhur me problemet e mundshme të territorialitetit në ujrat e detit Jon me Shqipërinë nga ana e autoriteteve zyrtare të Athinës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’